Policia e TIranës në kuadër të kontrolleve të ushtruara për parandalimin e aksidenteve rrugore, ka arrestuar dhe proceduar 11 persona, ndërsa janë vendosur 11.039 masa administrative. Po asntu gjatë javës së shkuar 9 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.

Sipas njoftimit të Policisë, 3 persona u arresetuan për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. 2 persona për pa leje drejtimi. 5 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit. 1 persona u proceduan për korupsion aktiv.

Policia njofton se janë vendosur 11.039 masa administrative: 99 masa për xhama të zinj. 566 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara. 205 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit. 482 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit. 29 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”. 753 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve. 8042 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime: 9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit. 54 raste për tejkalim shpejtësie. 24 raste të ndryshme.