Premier Liga dhe La Liga kërcënojnë FIFA-n me bojkot!
Klubet e Premier Ligës dhe ato të La Ligës mund të mos jenë pjesë e Botërorit për Klube vitin që vjen në rast se apeli i bërë nga ana e drejtuesve të dy kampionateve do të vazhdojë të bie në vesh të shurdhër.
Shefi i ekzekutivit të Premier Ligës, Riçard Masters, së bashku me presidentin e La Ligas, Havier Tebas, kanë kërcënuar FIFA-n me bojkot të eventit, i cili do të mbahet si një turne i mirëfilltë verën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më i ashpër në qëndrimin e tij ka qenë kreu i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë në Angli dhe Uells, Maheta Molango. “Futbolli po vret produktin e vet. FIFA po vret këtë lojë”, pohoi 41-vjeçari.