Në këto po momente po zhvillohet asambleja e përgjithshme e zakonshme 2024 e FSHF-së. Presidenti Armand Duka ka mbajtur një fjalim ku është ndalur edhe tek aplikimi i skemës së “Final Four”. Ai është shprehur se ishte një sukses.
“Këtë vit vëmendja kryesore ishte aplikimi i skemës së “Final Four” në kampionatin e djemve dhe vajzave. Pavarësisht stepjes dhe mosbesimit aplikimi i kësaj skeme rezultoi i suksesshëm. Ky format i ri i kampionatit ka pasur diskutimet e veta por besoj se performanca e skuadrave dhe emocionet e fazës finale dhanë përgjigje pozitive për zgjidhjen tonë. Urime ekipit të Egnatias që fitoi kampionatin por edhe ekipi i vendit të dytë, Partizani duhet të ndihet i fituar për çfarë dhuroi mbrëmë në stadiumin e “Air Albania”. Urime edhe skuadrave që u ngjitën në Kategoritë respektive, Elbasani dhe Ballshi në Kategorinë Superiore dhe Tropoja me Pogradecin në të Dytën në të Parën”, tha ndër të tjera Duka.