Një gjykatës të premten refuzoi një kërkesë të aktorit Alec Baldwin për të hequr një akuzë për vrasje nga pakujdesia kundër tij për vrasjen e kineastes Halina Hutchins në tetor 2021 në xhirimet e filmit ‘Rust’ duke hapur rrugën për fillimin e një gjyqi.

Avokatët e Baldwin thanë në seancën dëgjimore të 17 majit se nuk u ndoq procesi i duhur në shkarkimin e klientit të tyre nga akuzat, duke argumentuar se prokurori nuk i informoi juristët se ata mund të merrnin në pyetje dëshmitarët e mbrojtjes, duke i lënë ata të fshehur nga provat e rëndësishme.

Halina Hutchins u qëllua për vdekje pasi Baldwin i drejtoi armën në xhirimet e filmit ‘Rust’ pranë Santa Fe, Nju Meksiko. Aktori 65-vjeçar është deklaruar i pafajshëm dhe këmbëngul se është siguruar se arma ishte e mbushur dhe që ai nuk e ka tërhequr këmbëzën.

Muajin e kaluar, Hannah Gutierrez Reed, mbajtësja e armëve në setin e filmit, u dënua me 18 muaj burg për vrasje nga pakujdesia, pasi u shpall fajtore për gjuajtjen e plumbit të vërtetë prej armës fatale.