Ashtu si një javë më parë, edhe protesta e sotme e organizuar nga grupimi i Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës u braktis nga vetë militantët. Pamjet nga droni tregojnë se në këtë ngjarje kishte më shumë kamera dhe gazetarë sesa protestues. Numri i protestuesve ishte dukshëm më i ulët, duke arritur vetëm një të tretën e pjesëmarrësve të javës së kaluar.
Në qendër të vëmendjes ishte Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, e cila drejtonte protestën. Të dy janë aktualisht nën hetim për korrupsion nga SPAK dhe janë shpallur non grata nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Megjithatë, mbështetja për t’i shpëtuar drejtësisë po zvogëlohet dita-ditës.