Nga Ylli Pata
Argumentet e përdrura nga kreu i Foltores dhe presidenti i Partisë së Lirisë për kundërshtimin e megaoperacionit të SPAK ndaj krimit të organizuar, nuk kanë lidhje me prokurorinë speciale.
Pasi ato flasin për mungesën e ekzekutimit të urdhërave të arrestit që kanë dalë nga SPAK apo Gjykata Speciale.
Ekzekutimin e vendimeve e bëjnë strukturat policore. E meqë jemi tel lufta politike, krejt “normalisht” mund ta bënin edhe kundër policisë. Siç e bëjnë përditë prej vitesh.
Por qëndrimi politik ishte qartësisht kundër SPAK. E ky qëndrim përbën realisht një argument që ja vlen të diskutohet për ta zbërthyer në shkaqe e pasoja.
Nuk ka lidhje fare fakti i mos arritjes së objektivit, pasi kur ndaj një personi nis një procedim penal, ai akt juridik shkon përpara derisa shkon në gjykatë.
Nuk ka asnjë gjë nëse politika të ketë rezerva apo kritika për mënyrën e hetimit të SPAK në këtë megaoperacion. Pra është hetuar filani dhe përjashtuar fisteku.
Megjithatë, deri tani nuk jemi në këtë nivel. Berisha apo Meta, edhe pse merren me aspektin e mos kapjes së personave që janë shpallur nën procedim penal, të gjithë qëndrimin e tyre e kanë ndaj SPAK. Duke e sjellë si një argument të pastër politik.
I cili sipas të gjitha gjasave do të kthehet e zbërthehet në panelet e darkës, si një avokati e pastër kundër thelbit të operacionit.
Pavarësisht se ambalazhi do të jetë ndryshe, do të jetë ashtu siç u tha nga Berisha e Meta, që nuk u arritën të kapen të shpallurit nën arrest.
Thelbi i këtij debate është politik, e këtu si Berisha si Meta ndjehen mjaft difensivë në komunitetin e militantëve që po tentojnë të përhapin një kundërshtim ndaj SPAK.
Ndërsa në rastin e një procedimi politikanësh, mund të kishte realisht militantë që tu besojnë teorive të regjisë në SPAK, megaoperacioni ndaj kokave të mëdha të krimit, nuk mund të bindë askënd.
Pasi njerëzit në territori injohin dhe e dinë realitetin shumë më mirë se politikanët.
Nëse qëndrimi politik do të ishte “mbështesin operacionin e SPAK, por autoritetet të ndjekin zbatimin e të gjitha vendimeve”, atëherë normalisht nuk do të ishim në logjikën aktuale.
Pasi Meta e Berisha, janë poli politik që kërkon të krijojë një fabul të mbështetësit e tyre se SPAK është njësoj si Edi Rama. Por që në fakt nuk e beson kush, gjë që e tregojnë sondazhet.
Po çfarë do të thotë ky qëndrim? Shumë qartë: Disfata e madhe e luftës 8 vjeçare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që janë sot, mbështetësi më i fortë i SPAK.