Presidenti rus Vladimir Putin akuzonte sot se Shtetet e Bashkuara kërkojnë “konflikt global” dhe se “përshkallëzimet e vazhdueshme do të çojnë në pasoja serioze”.

Duke folur gjatë vizitës së tij shtetërore në Uzbekistan, Putin tha gjithashtu se një ofensivë tokësore po kryhet nga ushtria ruse në rajonin verilindor Kharkiv të Ukrainës, pas sulmeve të Kievit në territorin rus, shkruan rrjeti AFP.

“Gjërat tashmë sillen rreth asaj që po ndodh në rrethinat e Kharkiv. Ata i provokuan këto evente që të shkonin në këtë drejtim. Gjashtë muaj më parë unë e thashë publikisht se nëse vazhdojnë të godasin zona rezidenciale, ne do të detyrohemi të krijojmë zona sigurie. Këtë kemi bërë së fundmi dhe do të vijojmë”.

Në lidhje me zgjerimin e konfliktit Putin shtonte:

“Në përgjithësi ky përshkallëzim do të çojë në pasoja serioze, pasoja që mund të prekin Evropën. Deh nëse kjo ndodh, si do të sillet SHBA në lidhje me barazinë e armëve strategjike? Vështirë ta thuash. Mua më duket se ata duan konflikt global. Ndoshta donin të negocjonin në fushën e armëve strategjike, por nuk kishin dëshirë të madhe për ta bërë”.

“Marrëdhëniet me Talibanët dhe Afganistanin janë vazhdimisht në axhendë, aty ka probleme, është e dukshme. Çështja është si të ndërtojmë marrëdhënien me qeverinë aktuale, por është gjë që duhet bërë. Ata janë autoriteti sot në Afganistan dhe ne duhet të nisemi nga realiteti”, tha Putin, sipas rrjetit AFP.