Një miliarder nga Ohaio po planifikon një ekspeditë në thellësitë e Titanikut, duke synuar të rivendosë besimin në sigurinë e sipërmarrjeve të tilla pas incidentit tragjik të vitit të kaluar në OceanGate. Larry Connor, një manjat i pasurive të paluajtshme nga Dejtoni, synon të zhytet më shumë se 3779 metra deri në vendin e mbytjes së Titanikut.

Një detaj që ka rënë në sy në nëndetësen Triton është se krahas flamujve të Kombeve të Bashkuara, SHBA-së, Teksasit dhe Klubit të Eksploruesëve, ndodhet edhe flamuri shqiptar. Bëhet me dije se flamuri ynë përmes Triton, ka arritur në pikën më të thellë të tokës, në shpellën Mariano.

Në webin e fivedeeps.com shpjegohet qartë arsyeja e vendosjes së flamujve tek Triton. Mësohet se: flamuri shqiptar është vendosur në nder për këmbënguljen dhe historinë e jashtëzakonshme të popullit të madh shqiptar dhe në veçanti të një gruaje shqiptare Monica Beu që është partnerja afatgjatë e sponsorit të ekspeditës e cila mbetet një mbështetëse e fortë.