Sara Hoxha prej kohësh është thënë se u nda nga partneri i saj, Ledri Vula.
Dyshja akoma nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare, ndonëse në bazë të disa shkrimeve ka lënë të nënkuptohet për një krisje dhe kur janë pyetur në intervista të ndryshme nuk e kanë mohuar ndarjen.
E ftuar së fundmi në “Cherry on Top”, blogerja është pyetur për rikthimin, që sigurisht nënkuptoj se me Ledrin, edhe pse nuk kishte një emër specifik.
“Çfarë mendon ti për rikthimet?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga prezantuesja Bora Zemani.
“Të shkojë si të shkojë, unë jam shumë okej”, është përgjigjur ajo.
Kujtjmë se Sara dhe Ledri kanë bashkë një vajzë të quajtur, Poem Blu. Aktualisht, secili po vazhdon me punët dhe angazhimet e tyre në profesionet që kanë.