Parku i liqenit të Paskuqanit po frekuentohet nga gjithnjë e më shumë qytetarë të të gjitha moshave.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky park, teksa theksoi se, projekti u realizua falë këmbënguljes së kryebashkiakut Rakip Suli, si edhe mbështetjes së qeverisë për rilindjen e gjithanshme të Kamzës.
Parku i Ri i bashkisë Kamzë, brenda dy vitesh është kthyer në një model të forcës së transformimit gjelbëruar me 32 mijë pemë, për të shërbyer si një tjetër pol ekoturistik i qarkut të Tiranës.
Parku i Liqenit të Paskuqanit ka tashmë pedonalen e re, ndërsa infrastruktura e parkut përfshin sheshpushime dhe korsi biçikletash.
Në liqenin e Paskuqanit janë mbjellë mbi 32 mijë pemë, duke e kthyer këtë park nga një vend ferrash e plehrash, në një mushkëri të gjelbër.
Parku i Liqenit të Paskuqanit i vlen edhe kryeqytetit, edhe pse ndodhet në bashkinë e Kamzës.
Parkut mirëpret jo vetëm banorët e bashkisë së Kamzës, por të gjithë ata që duan të shijojnë ajrin e pastër, peizazhin fantastik, zogjtë e shumtë, hapësirën ku fëmijët mund të luajnë.