Në një marrëdhënie të ngrirë mes dy fqinjëve, të dielën kryeministri Edi Rama udhëton drejt Greqisë, nga aty ku do të nis takimin e parë me diasporën.
Në pallatin e sporteve “Galatsit” të Athinës shqiptarët që jetojnë aty janë ftuar për të marrë pjesë në këtë takim të Edi Ramës me diasporën.
Etmond Guri gazetar por edhe një nga zërat kryesor të komunitetit shqiptar në Athinë thotë për Vizion Plus se ai vetë dhe shumë të tjerë do të jenë të pranishëm.
“Të gjithë i janë përgjigjur poztivisht përtej bindjeve politike. Të gjithë do të jenë aty, është një stadium që do të jetë i tejmbushur, madje nëse do të ishte edhe më i madh ambjenti do të kishin ardhur edhe më shumë bashkë atdhetar”, tha Etmond Guri, përfaqësues i komunitetit.
Takimin e posaçëm të Edi Ramës kryeministër me diasporën, Etmond Guri e vlerëson si një ngjarje të rëndësishme pasi prej vitesh ai ka munguar.
“Është një vizita historike dhe ndoshta Z.Rama e ka kapur këtë momentum për ta patur si pjesë të agjendës së tij për ti bërë një thirje diasporës shqiptre që ne e presim për të luajtur një rol të rëndësishëm në të ardhmen e vendit”, tha Guri.
Në ritakimin pas 18 vitesh me shqiptarët e Greqisë Edi Rama kthehet si kryeministër por me një premtim 11 vjeçar të papërmbushur deri me tani, vota e diasporës. Kjo e fundit do të përbërjë edhe një nga kërkesa kryesore.
“Të drejtën e votës, pensionet, duam prezencën e shtetit shqiptar, duam tw jemi faktor. Diaposra i plotëson të gjitha kriteret për të ndihmuar shtetin shqiptar nw momente të caktuara që lidhen me interesat e shtetit shqiptar”, tha Guri.
Pritshmëria e diasporës nga takimi me kryeministrin Edi Rama është:
“Nuk jemi në pritjë që do të vijë Ram dhe do të dëgjojmë një fjalim tjetër, por jemi shpresëplotë që do të japë premtime dhe orientime sesi diaspora shqiptare do të ketë rolin e saj për të bashkëpunuar me shtetin shqiptar. Sepse do të ishte e patolerueshme që me gjithë këtë problematikë që u krijua me Greqinë thjesht ta shfrytëzonte thjesht për një fushatë të Partisë Socialiste, do të ishte fatale”, u shpreh Guri.
Përveç takimit të madh me shqiptarët në pallatin e sporteve siguria e të cilit është siguruar edhe nga focat e policisë greke, nga agjenda e kryeministrit Edi Rama në Athinë nuk është thënë nëse ajo do të përmbajë edhe takime të tjera më të vogla.