Pallati i sportit në Busto Arsizio, lokalitet afër qytetit të Milanos është mbushur plot me shqiptarë. Edhe shumë të tjerë të cilit ishin jashtë dyerve të pallatit të sportit u lejuan të hyjnë.

‘Jam thellësisht i prekur. Dua ta dini që më ka emocionuar vala e nxehtë e përshëndetjeve të shumë shqiptarëve që më kanë shkruar për ti vizituar. Ju shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra rrezatuese e pararojave shqiptarë të ribashkimit me Europën. Ju jo politika, jo media e as biznesi. Ju jeni përbashkuesit më kryesorë të dy brigjeve të Adriatikut. Jeni fuqia më e madhe e rikthimit të Arbërisë së vjetër dhe Shqipërisë së re të qytetërimit europian. Jeni krenaria shqiptare’ tha Rama në fjalimin e tij e cila u shoqërua dhe me thirrje e emrit të tij në kor.