Ditën e sotme (7 maj), kryeministri Edi Rama do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e qeverisë dhe deputetët.

Vetë kreu i ekzekutivit e bëri me dije lajmin gjatë një postimi në rrjetin social “facebook” ku shkruan se pjesë e diskutimeve do të jetë strategjia qeverisëse, ligji, problemi i korrupsionit si dhe një nismë e re kombëtare për “Shqipërinë 2030”.
“NESËR 10:00 Live TV: PARTIA SOCIALISTE Qeverisja Ligji Korrupsioni dhe një Nismë e Re Kombëtare për SHQIPËRINË2030
Adresim për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar”, shkruan Rama.

Kujtojmë se dy ditë më parë, gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga Kuvendi raportoi se mbledhja do të transmetohej Live. Të njëjtat burime i thanë Top Channel se mbledhja do te mbahet pas pushimit të Pashkëve të martën paradite, ku Rama kishte kërkuar të mos mungonte asnjë deputet.