Sajti i njohur “FourFourTwo” ka bërë rankimin e trajnerëve që do të udhëheqin përfaqësueset në Euro 2024. Strategu Shqipërisë, Sylvinho, sipas është në vendin e 12-të.

Didier Deschamps i Francës është në krye të listës e pas tij janë Luciano Spalletti i Italisë e Julian Nagelsmann i Gjermanisë.

Në 10-she janë edhe Gareth Southgate i Anglisë, Zlatko Daliq i Kroacisë, Roberto Martinez i Portugalisë, Domenico Tedesco i Belgjikës, Luis de la Fuente i Spanjës, Kasper Hjulmand i Danimarkës e Marco Rossi i Hungarisë.

Interesasnt është fakti që Syvinho është një pozicion më lart se Montella dhe madje më lart se trajneri i Austrisë Ragnick, që në ditët e fundit u kërkua nga Bayerni. Trajner i Serbisë, Dragan Stojkovic është renditur i fundit.