Forcat RENEA, FNSH dhe Operacionalja po zhvillojnë një aksion me kontrolle në Tiranë, Lezhë, Fushë Krujë, Nikël dhe Kurbin që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se kontrolle janë kryer edhe në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej thuajse dy vitesh.
Më parë u raportua se kontrolle janë bërë edhe në banesat e babait të vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka në Fresk, të cilët njihen si rivalë të Martinajt për shkak të përplasjeve dhe vrasjeve të ndodhura mes anëtarëve të grupeve të tyre.