“Ajo çfarë ne si PS synojmë për Shqipërinë e vitit 2030 është transformim i vendit tonë si një vend i rëndësishëm në rajon dhe natyrisht përgatitja për të qenë pjesë e familjes europiane”, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi.
Nga Kukësi ku zhvilloi një takim me strukturat dhe të rinjtë e Partisë Socialiste për përgatitjen e Kongresit Zgjedhor për zgjedhjen e delegatëve të rinj në kuadër të ‘Rienergjizimit’, Klosi tha se angazhimi për këtë proces është maksimal.
Duke folur për takimet me Diasporën që do të nisin nga data 12 maj në Athinë, Klosi tha se takimet do të zhvillohen në disa qytete përfshi këtu edhe takimet me emigrantët e Kukësit në Londër.
I pyetur për votën e diasporës Klosi ,u shpreh se PS vazhdon të këmbëngul që e drejta për të votuar të zgjidhet por për të kaluar kodin në parlament duhet të ketë një dakordësi parlamentare.