Cristiano Ronaldo ka falënderuar Antonio Rudiger.

Arsyeja? Të dy nuk kanë qenë kurrë shokë skuadre, por kanë të përbashkët fanellën e Real Madrid.

Pportugezi është bërë legjendë e Los Blancos duke luajtur në Bernabeu nga 2009-a deri në 2018-ën, ndërsa mbrojtësi gjerman ka shkuar në Madrid në 2022-shin.

Ish-lojtari i Chelsea-t ka dhënë një intervistë për Sky Sport DE në të cilën ka zgjedhur pesë lojtarët më të mir ëtë historisë së Real Madrid, duke vendosur në vendin e parë Cristiano Ronaldo-n.

Ylli i Al Nassr e ka vlerësuar shumë renditjen e bërë nga Rudiger, aq sa e a komentuar me tre emoji-t e duartrokitjeve poshtë videos të publikuar në Instagram.