Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e kësaj jave. 9 prsona janë arrestuar dhe proceduar gjatë një jave. Ndërkohë janë marrë rreth 11900 masa administrative. Gjithashtu rrugorja u bën apel drejtuesve të mjeteve të rrespektojnë rregullat r qarkullimit.

Njoftimi:

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (19.05.2024 – 25.05.2024)

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

9 Arrestime dhe procedime penale:

• 4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
• 1 persona për pa leje drejtimi.
• 4 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Masat administrative:

• 11.889 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,698në ditë.
• 63 masa për xhama të zinj.
• 608 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• 330 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
• 587 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
• 19 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
• 704 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
• 8089 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:

• raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
• 55 raste për tejkalim shpejtësie.
• 13 raste të ndryshme

• 12 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!