Mbrëmjen e djeshme, në “post Big Brother”, Egla Ceno është pyetur nëse është thirrur për gjyq nga gazetari Saimir Kodra, pasi e akuzoi se i kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendi pune.
Aktorja është shprehur se ende nuk ka një thirrje në gjykatë lidhur më këtë çështje, ndërsa theksoi se është gati dhe po konsultohet me avokaten e saj.
“Akoma nuk kam një thirrje për këtë, nëse do vijë, do jem gati. Jam duke u folur me avokaten aktualisht”, tha ajo.
Juli nga ana tjetër, sqaroi se pse fillimisht e mbroi dhe më pas doli kundër Eglës.
“Kam qenë i pari që i kam dalë në krahë Eglës, por ajo nuk ishte mirënjohëse, Nuk ishe asnjëherë mirënjohëse, e ke kaluar lumin dhe na ke dh*erë kalin. I thashë si do ndiheshe ti nëse do bëhesha me personin në fjalë”, u shpreh Juli.
Pjesë nga biseda:
Egla: Jam duke u interesuar me avokatë, nëse do kem një thirrje. Akoma nuk kam një thirrje për këtë, nëse do vijë, do jem gati. Jam duke u folur me avokaten aktualisht. Jam munduar të mos e shtyj atë urë aty brenda, mënyra sesi u përdor për lojë, sinqerisht nuk më frigonte, por me jepte ankth. Gjeja më e rëndësishme, emocioni më i fortë te unë ka qenë mami në shtëpi, a po mendonte që do fusnin në burg. Më tha a do të fusin në burg, thashë mos u shqetëso, kam njerëz që do më ndihmojnë, nuk është asgjë e rëndë”.
Juli: Kam qenë i pari që i kam dalë në krahë Eglës, por Egla ka parë atë që nuk ishte mirënjohëse. Për Mamaqin kur u shpreha se pse mund ta kishte bërë ai këtë, u pyeta nga Erjola dhe i dhashë mendimin tim pse mund ta ketë bërë, aty iu ndezën llampat Eglës dhe ma përdori këtë, të lumtë dora Ermal se ça i the. Nuk ishe asnjëherë mirënjohëse, e ke kaluar lumin dhe na ke dh*erë kalin, se kështu të ka interesuar. Nga inati i thashë si do ndiheshe ti nëse do bëhesha me personin në fjalë, për këtë e kam bërë”.