Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako pas daljes nga SPAK tha se ka dhënë shpjegime një çështje në hetim. “Isha për të dhënë shpjegime për një çështje në hetim, për të cilën më është kërkuar të ruaj sekretin hetimor”, tha Sako. E pyetur nëse u pyet për inceneratorin e Tiranës, Sako u përgjigj negativisht.

Kryebashkiakja e Durrësit u fut e vetme në dyert e SPAK dhe mendohej se u thirr për kontratat me Inceneratorin e Tiranës, lidhur me mbetjet nga Durrësi, por që u mohua prej saj pas daljes nga SPAK.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Sako u shpreh se kjo nuk ka lidhje me veprimtarinë e saj në si kryebashkiake e Durrësi, duke refuzuar të tregojë arsyen e vërtetë, pasi sipas saj i është kërkuar ta ruaj si sekret hetimor.