Kuvendi i Shqipërisë ka ndërprerë pagën si deputet për Sali Berishën. Lajmin e ka konfirmuar Euronews Albania, që ka siguruar listën e pagave për deputetët e Kuvendit, ku anësh emrit të kreut të “Rithemelimit”, është shifra zero.
Kreu i “Rithemelimit” që prej 30 dhjetorit të 2023 ndodhet në arrest shtëpie si person nën hetim për çeshtjen “Partizani”. Që prej kësaj date atij nuk i është lejuar të paraqitet në Kuvend, duke vënë kështu në rrezik mandatin e deputetit