Shfaqja ujore “Fous de Bassin”, që u zhvillua për dy ditë radhazi (dhe për herë të parë në vendin tonë), me performancën e 15 artistëve francezë mbi Liqenin Artificial të Tiranës, ka rrëmbyer vëmendjen e VIP-ave shqiptare dhe jo vetëm.
Magjia e spektaklit të shfaqjes së ndërthurur me drita dhe ngjyra, që i dha Liqenit Artificial një pamje surreale dhe spektakolare, është shijuar nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj së bashku me vajzën e saj, moderatorja Fjodora Fjora e shoqëruar nga djali i saj, moderatoret Fatma Methasani dhe Elona Duro, këngëtari Kastro Zizo, aktori Gaz Paja, gazetarja Paloma, reperi Adonis Dollapi e shumë të tjerë.
Në javën franceze, Liqeni Artificial i Tiranës u shndërrua në një teatër gjigant pluskues, ku mijëra qytetarë të Tiranës shijuan shfaqjen në ujë “Fous de Bassin” nga Ilotopie.