Kryeministri Edi Rama nga Gjermania, gjatë fjalës së tij në ceremoninë tradicionale të Çmimit të Karlit të Madh, foli për tolerancën shoqërore. Rama tha se Shqipëria krenohet me frymën e vjetër të tolerancës shoqërore dhe se pas Luftës së Dytë Botërore, ishte i vetmi vend me më shumë hebrenj sesa para nisjes së saj.
“Jam me fat që vij nga një vend i cili krenohet me frymën e vjetër të tolerancës shoqërore. Ne bashkëjetesën e ndërsjelltë të besimeve të ndryshme fetare, dhe ata që shkruan për tolerancën, shpesh i panë si më të vështirë për t’i përfshirë. Shqipëria një vend me shumicë myslimane, ishte i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenj në fund të luftës së dytë botërore, përpara sesa të niste. Toleranca për Shqipërinë nuk ishte thjesht një pranim pasiv, apo një njohje me zor i diversitetit të dikujt.
“Toleranca kërkon të dalim jashtë zonës së rehatisë. Jo thjesht duke pranuar pikëpamjet tjera, por duke u angazhuar në mënyrë të përhershme në kompleksitetin e historive tonë. Është tolerance që kurrë nuk rresht së luftuari me armët e kritikës dhe autokritikës duke shmangur shkuarjen te armët reale që do të na shkatërronin.
Vetëm një formë toleranca që nuk e braktis dialogun mes besimeve mund të mbrojë të mirën më të rëndësishme përtej mosmarrëveshjeve, betimi se të gjithë jmi qenie njerëzore. Toleranca ende mbetet një temë komplekse”, tha Rama.