Profesionet ligjore kryesojnë pjesën tjetër në shkallën e vetmisë sipas një sondazhi me më shumë se 1600 profesionistë amerikanë, dhe që u botua në Harvard Business Review.
Gjashtëdhjetë përqind [60%] e avokatëve renditen mbi mesataren në shkallën e vetmisë, krahasuar me 57% përqind të inxhinierëve, 55 përqind të shkencëtarëve hulumtues, 51% përqind të punëtorëve të prodhimit dhe shërbimit të ushqimeve, dhe 45% përqind të punëtorëve në arsim dhe shërbime bibliotekare.
Sipas studimit, ekziston një lidhje e qartë mes arsimit të lartë dhe vetmisë. Mbajtësit e diplomës në nivelin ‘master’ duken të jenë më të vetmuarit, pasi u regjistruan se merrnin më pak mbështetje në vendin e punës sesa homologët e tyre të diplomuar me shkollë të mesme.
Mbajtësit e diplomave profesionale në drejtësi dhe mjekësi renditen sipas studimit,
– si 25% më të vetmuar se bachelorët (BSc) të disiplinave të tjera
– dhe 20% më të vetmuar se të diplomuarit me doktoraturë (PhD).
Shkalla e vetmisë, e zhvilluar nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos, mat ndjenjat e vetmisë duke u kërkuar njerëzve të tregojnë se sa shpesh përjetojnë ndjenja të përshkruara nga 20 fraza të ndryshme, disa prej të cilave janë si më poshtë:
Nuk kam me kë të flas.
• Ndjej sikur askush nuk më kupton vërtet.
• Ndihem i lënë pas dore
• Askush nuk më njeh mirë.
• Ndihem i izoluar nga të tjerët.
• Është e vështirë për mua të bëj miq.
• Ndihem i mbyllur dhe i përjashtuar nga të tjerët.