Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka raportuar ditën e sotme të Komisionin i Ligjeve. Ministri u pyet në lidhje me skemat e mashtrimit me institucionet financiare. Manja tha se dy çështje po ndiqen penalisht, njëra në prokurorinë e Tiranës dhe një në SPAK, në lidhje me këto problematika. Manja po ashtu bëri me dije se janë 11 licensa të hequr anë një vit.

‘Skema mashtrimi me institucionet financiare: institucione mikrokrediti dhe përmbarimi privat… Nuk dua të jap shumë detaje se janë dy çështje që po ndiqen penalisht njëra nën prokurinë e Tiranës, njëra i është përcjellë SPAK-ut, ajo që di unë si ministër drejtësie, e kemi ndjekur me shumë përparësi këtë problem, ka qenë një nga prioritetet e mia. 11 licensa të hequra në harkun kohor të 1 viti. Ka vite që po rëndon në peshën, shpatullat e 50 mijë-60 mijë qytetarëve.

Aktualisht ky grup i përmbaruesve privat që janë përfshirë në këtë skemë, janë me licenca të hequra, por kemi një problem, që duhet të rregulluar ligjin, që unë do të vij me ndryshime në ligj, janë me mijëra dosje të qytetarëve që nuk na vihen në dispozicion. Në ministrinë e drejtësisë kam gjetur 6 mijë dosje të një kompanie përmbarimore private, dosjet i kam gjetur në bodrumet e ministrinë e drejtësisë, është problem që e kemi adresuar në nivel ligjor.’- tha Manja.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja foli mbi kërkesën e kreut të SPAK për qartësim të statusit të prokurorëve pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar. I pyetur nëse do të ketë rikandidim të tyre, Manja sqaroi se “sot Kushtetuta ka këtë parashikim, 9 vjet pa të drejtë rizgjedhje”. Por ai theksoi se pas përfundimit të mandatit 9 vjeçar duhet t’u garantohet një pozicion i ngjashëm.