Gazetari Flogert Muça e cilësoi surprizë për Greqinë, fjalimin e Edi Ramës në Athinë me shqiptarët. Muça i ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV, tha se ndërsa Greqia priste dje një fjalim nacionalist, kreu i qeverisë shqiptare zgjodhi të bëjë krejt të kundërtën duke përmendur momentet e errëta të sjelljes së grekëve me shqiptarët, por duke e cilësuar si të shkuar me mesazhe se e ardhmja do të jetë më e mirë, nëse jemi në paqe.

“Turma ishte tejet entuziaste, e sigurt por mbi të gjithë krenarë. Fjalimi i Ramës ishte tejet i kujdesshëm. Nuk ishte për të karikuar masat, por për të dhënë mesazhe përtej asaj salle. Së pari për politikën greke dhe së dyti për Bashkimin Europian.

Ishte i kujdesshëm me fabula të përzgjedhura që nga Ismail Qemali deri te Naim Frashëri.

Ajo që bëri Rama dje ishte një lloj kontrasti mes asaj që ka ndodhur që ndodhur në të shkuarës, politikës së çastit apo nervave të momentit si ballkanas që jemi, dhe të ardhmes e cila mund të jetë më e mirë, më e paqtë dhe e bashkuar.

Foli për mikpritjen e grekëve por edhe për momentet e errëta të shkaktuara prej tyre. Përtej të gjithave tha se ajo që politika duhet të bëjë është të punojë bashkë për t’ua bërë më të mirë jetën popujve.

Dha mesazhe europiane dje në Athinë. Surpriza e Ramës në Athinë qe e madhe për Greqinë sepse bëri të kundërtën e asaj që ata prisnin. Në të kundërtën nëse do të kishte një fjalim patetik, nacionalist për të mbjellë ndasi që nuk do t’i shërbenin askujt, madje, do ua vështirësonte jetën shqiptarëve tanë në Greqi”, u shpreh Muça në Dritare TV.