Golashënuesi më i mirë i Ligës Pro Saudite dhe lojtari kyç i Al Nassr-it, Cristiano Ronaldo në moshën 39-vjeçare as që mendon të ndalet.
Ai aktualisht ka 891 gola në total në karrierën e tij dhe në fund të sezonit në Arabinë Saudite dhe më pas në Euro 2024 me Portugalinë do të përpiqet të arrijë numrin e 900 golave.
Por si qëndron ai kaq i motivuar pavarësisht se ka fituar gjithçka dhe karta e tij e identitetit thotë se nuk është më një djalë i ri?
Ish-lojtari i Real Madridit dhe Juventusit tha gjatë podcast-it ‘Whoop’:
“Unë jam krenar që jam në këtë moshë dhe që konkurroj në nivelin më të lartë, është fantastike dhe më motivon të vazhdoj duke bërë këtë, për mua është një arritje e madhe.
“Motivimi im më i madh është të vazhdoj. Nuk është e lehtë të jesh në këtë nivel në moshën time.
“Duhet të shtysh, të qëndrosh i motivuar, të vazhdosh, të shënosh gola, të qëndrosh në formë, të konkurrosh kundër të rinjve që vijnë dhe, kur përballen me mua, duan të tregojnë se janë më të fortë dhe më të shpejtë se unë.
“Duhet të jesh i përgatitur për të luajtur mirë, jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht, kjo është sfida.
“Talenti pa punë është asgjë dhe puna pa talent është gjithashtu asgjë. Duhet të punojnë së bashku në të njëjtën kohë. Unë i kam të dyja, nuk e di nëse kam më shumë njërën apo tjetrën.
“Të gjithë duan të jenë Cristiano Ronaldo, por të jesh i tillë është e vështirë. Të jesh i disiplinuar vazhdimisht është gjëja më e vështirë”.