Tifozët e Realit të Madridit janë ndër më fatlumët. Skuadra e zemrës po i gëzon me trofe pafund. Pas titullit presin triumfin e 15-të në Champions League, për t’u bërë gati më pas për mikpritjen e veçantë ndaj Kylian Mbappe. Sulmuesi francez do të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i skuadrës së Carlo Ancelottit pas finales së madhe në “Wembley” me Borussian e Dortmundit (1 qershor). Sinner kërkon të luajë, mjekët dhe stafi ulin me “këmbë në tokë” italianin. Një përforcim fantastik për Realin, por edhe kampionatin spanjoll. Javier Tebas konfirmoi transferimin e sulmuesit francez në futbollin iberik, teksa u shpreh:
“Mbappe do të luajë me Realin e Madridit sezonin e ardhshëm. Kylian është një nga futbollistët më të mirë në botë. Por Reali ka edhe Vinicius apo Bellingham. Do të formohet një skuadër e madhe, por kjo nuk garanton fitimin e kampionatit”, u shpreh kreu i La Ligës.