Numri një i stolit të Sevillias, Quique Sanchez Flores u tregua i ashpër me Barcelonën, pasi katalanasit shkarkuan trajnerin Xavin.

“Nuk duhet ta them, por sa keq i trajton Barcelona legjendat e tyre. Është një seri e keqe, një seri e keqe. Me Koeman, me Messin, tani me Xavi. Nëse klub do t’i trajtonte mirë legjendat e tyre, do të ishte fantastike sepse ata lidhem drejtorët, tifozët, nëse i trajton mirë ata krijojnë një lidhje mes vete”, përfundoi ai.