Manchester City ka marrë kryesimin e Premier League, pas triumfit 0-4 ndaj Fulham në Londër.
“Qytetarët” e nisën ndeshjen në sulm, duke ushtruar presion konstant në portën e kundërshtarit.
Të besuarit e Pep Guardiolës realizuan gol pas 11 minutash lojë. Një aksion me disa pasime të bukura u finalizua në mënyrën më të mirë të mundshme nga Gvardiol, me mbrojtësin kroat që mposhti Lenon.