Në Emisionin ‘Me Zemër të Hapur’në News24, me autore dhe moderatore Evis Ahmetin është trajtuar sot dhimbja e një gjysheje që endet rrugëve për të siguruar jetën e nipit dhe mbesës, të cilët u braktisën në rrugë nga nëna e tyre. 64-vjeçarja rrëfen mes lotëve dhimbjen që i ka kapluar shpirtin dhe tregon se është trishtuar për atë çfarë ka ndodhur me jetën dhe fëmijët e saj.
Mes shumë sëmundjesh dhe pamundësisë që të rrisë dhe të mbajë ekonomikisht peshën e familjes, ajo ka mbërritur sot në studio për herë të dytë, ku mes të tjerash dhimbja dhe problemet në shtëpi janë shtuar edhe më shumë.