Meriton Mjekiqi dhe Romeo Veshaj, ishin dy finalistët që dukshëm u mërzitën pasi nuk arritën të fitonin çmimin e madh të ‘BBV’.

Pas eliminimit të dy djemtë u larguan nga studio, duke mos u ulur pranë ish banorëve. Megjithatë ata vendosën që të shkojnë në festën që zhvilloi Top Channel pas përfundimit të spektaklit.

Romeo është shfaqur duke përqafuar Semin, ndërsa Meritoni me një foto me mikeshën e tij, Artën.