Deputetja dhe aktorja e njohur Adriana Matoshi ka reaguar rreth lajmeve të rreme për vdekjen e saj në rrjetet sociale.

Kohët e fundit në TikTok qarkulloi lajmi se deputetja e Kuvendit të Kosovës ka ndërruar jetë, ndërsa Adriana përmes një postimi në Instagram ka treguar se ajo është gjallë dhe në një gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Aktorja tha se shumë njerëz dëshirojnë ta shikojnë të vdekur, megjithëse ajo u shpreh se dëshira e Zotit është që ajo të jetojë.

“Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por para Zotit s’mundeni të dilni, çfarë të bëjë që ai dëshiron që unë të jetoj fuqishëm?”– shkroi Adriana.

“Me D e kam emrin o popull. ADriana sa herë me ju tregu?”, shtoi aktorja duke u tallur me personat që kanë publikuar lajmin e rremë.