Ushtria ukrainase bën me dije se ka vrarë më shumë se 1300 ushtarë rusë gjatë luftimeve të zhvilluara në 24 orët e fundit.
Lajmi u dha nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës në rrjetet sociale, teksa dhe rusët pretendojnë të njëjtën gjë, se kanë shkaktuar dëme të mëdha në radhët e ushtrisë vendase.

Ministria e Mbrojtjes në Rusi deklaroi se gjatë luftimeve në Donetsk gjatë ditës së fundit janë vrarë më shumë se 840 ushtarë ukrainas, teksa shifrat ende nuk konfirmohen nga një burim i pavarur. Në buletinin e përditshëm, ministria informon se ka rrëzuar dhe dy raketa amerikane Atacms që kishin objektiv bazat ushtarake të ushtrisë.