Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, foli për mediat pas përfundimit të mbledhjes që zhvilloi sot me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

Manja tha se në mbledhje u diskutua për kërkesën e Dumanit për qartësim të statusit të prokurorëve pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar.
Ministri tha se në momentin që do shtrohet kjo kërkesë e tyre, ai do të jetë në krahun e Prokurorisë.

Ministri tha se ligji e përcakton mjaft qartë, që prokurorët e SPAK në fund të mandatit 9 vjeçar rikthehen në Apel ku e kanë vendin e sigurtë. “Kushtetuta u garanton vendin në Apel”, tha Manja.

Ndërkaq ai tha se duhet një Kod i ri Penal. Sipas tj kjo është kërkesë e Brukselit, që t’i përgjigjet dinamikave të zhvillimit të shoqërisë dhe të teknologjisë.

“Pra për shkak të zhvillimeve në këtë kod penal është ndërhyrë 33 herë, e kemi bërë arna arna. Brukseli dhe koha kërkon të ketë një kod të ri penal dhe do të duhet t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë”, tha Manja.

Ulsi Manja: Sot isha si ministër i drejtësisë për të prezantuar rekomandimet. Lidhur me kërkesën që ka bërë drejtuesi i SPAK për të qartësuar statusin them se do të duhet të adresohet garantimi i ushtrimit dhe vazhdimit të funksioneve të kësaj trupe. SPAK sot është e barazuar me Prokurorinë e Apeli. Pas mbarimit të mandatit duhet tu garantohet. Sot kushtetuta ka këtë parashikim 9 vite pa të drejtë rizgjedhje. Ata janë në vitin e 5 dhe në momentin që do shtrohet kjo kërkesë e tyre, të jeni të bindur që pa diskutim që jam në krahun e Prokurorisë. Duhet një Kod i ri Penal, këtë nuk e them vetëm unë. Është kërkesë e Brukselit, që t’i përgjigjet dinamikave të zhvillimit të shoqërisë dhe të teknologjisë.