Ushtria iraniane ka filluar një hetim për shkaqet që çuan në rrëzimin e helikopterit që mbante presidentin Raisi. Janë të shumta pyetjet dhe skenarët që shoqërojnë rrethanat në të cilat u rrëzua orët e fundit helikopteri me presidentin iranian Ebrahim Raisi. Por ende nuk ka një qëndrim zyrtar për shkaqet e rrëzimit, por pak orë pasi u gjetën rrënojat e helikopterit fatal, u njoftua nga ushtria iraniane se po nis një hetim të plotë.
Gjithashtu shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit, Mohammad Bagheri, më herët urdhëroi një hetim për shkakun e rrëzimit të helikopterit. Bagheri urdhëroi një komitet oficerësh të rangut të lartë të nisë një hetim mbi shkakun e rrëzimit të avionit presidencial, i cili vrau nëntë persona, përfshirë ministrin e Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian.