Ndryshimet klimatike dhe valët e të nxehtit të këtyre viteve kanë rritur numrin e vdekjeve në botë.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer nga Universiteti i Melburnit mbi ndikimin e valës së të nxehtit në vdekshmëri gjatë periudhës 1990– 2019 kryesisht gjatë ditëve të nxehta.

Temperatura sipërfaqësore në botë është rritur me 1.14°C në periudhën 2013-2022, krahasuar me periudhën 1850-1990. Por parashikimet nuk janë aspak optimiste pasi pritet një tjetër rritje nga 0.41-3.41°C në vazhdim .Valët e të nxehtit nuk po shtohen vetëm në shpeshtësi, por edhe në ashpërsi dhe masë.

Studimi analizon të dhëna ditore që lidhen me numrin e vdekjeve dhe temperaturën, të grumbulluara nga 750 rajone në 43 vende. Analiza zbuloi se, gjatë stinëve të nxehta të periudhës 1990-2019, afro 0.94% e numrit total të vdekjeve lidhej drejtpërdrejt me valët e të nxehtit, 153.078 të vdekur çdo vit, ose ndryshe 236 të vdekur për çdo 10 milionë banorë. Në veçanti, në rajonet e Evropës perëndimore dhe lindore, si dhe në zona të caktuara me klima polare dhe alpine, normat e vdekshmërisë së lidhur me valët e të nxehtit janë më të larta, ndërsa në rajonet me klima tropikale, apo me të ardhura më të ulëta janë regjistruar rënie më të mëdha në tre dekada.

Këto rezultate theksojnë rëndësinë e e vendimeve që duhet të marrin qeveritë në sektorin shëndetësor duke marrë në kosideratë pabarazitë ndërmjet komuniteteve.