Neymar ende nuk po shkon mirë, pasi ka qenë jashtë fushës për muaj të tërë pas një dëmtimi shumë të rëndë.
Sulmuesi brazilian, i cili u transferua në Arabinë Saudite te Al Hilal verën e kaluar, iu desh të përballej me një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe gjithashtu atë të meniskut në gjurin e majtë. Por ndërkohë, jashtë fushës, ai vazhdon të argëtohet.
Një shaka e bërë me ish-lojtarin e PSG-së dhe Barcelonës nga Renan Lodi, bashkëkombasi dhe bashkëlojtari i tij si në skuadrën saudite, ashtu edhe në kombëtaren Seleçao, është bërë virale në rrjetet sociale: anësori me këmbë të majtë i lidhi këpucët së bashku, jo duke e penguar t’i veshë ato.
Dhe kështu O Ney vendosi të hakmerret, me një tjetër shaka: Neymar në fakt shpoi gomat e makinës së Renan Lodit. Videoja bëri xhiron e internetit.
Neymar slashing the tyres of Renan Lodi’s car. pic.twitter.com/js9ilplTep
— Al Nassr Zone (@TheNassrZone) May 30, 2024