Ky është momenti kur Ilir Buqeza qëllon me armë zjarri kushëririn e tij, 24-vjeçarin Eduard Buqeza.

Plagosja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shënavlash të Durrësit, kur 24-vjeçari shkoi në spital me një plagë në këmbë.

Policia zbardhi ngjarjen, duke identifikuar si autor djalin e xhaxhait të tij, 33-vjeçarin Ilir Buqeza.

Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për arsye banale, ndërsa në videon e publikuar shihet Ilir Buqeza teksa hyn në banesë dhe i drejton pistoletën kushëririt të tij.

Ai i qëllon disa herë në pjesën e poshtme të këmbëve, mesa duket me qëllim për ta plagosur dhe jo për ta vrarë, dhe më pas largohet me nxitim.