Giacomo Vrioni, sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e pestë këtë sezon me New England Revolution. Për raundin e 12-të në MLS amerikane të futbollit, shqiptari tundi rrjetën në fund, por të tijtë nuk mundën të merrnin pikë në udhëtim.

New York Red Bulls fituan 4-2, teksa Vrioni shënoi vetëm në fund. Duhej minuta e 90-të që ish-sulmuesi i Kombëtares të gjente rrjetën, duke i dërguar shifrat në 3-2.

Me besimin se mund të barazonin, Revolution u hodh në sulm dhe pësoi gol në shtesë për rezultatin final 4-2. Ky ishte goli i parë për Vrionin në transfertë, që nga koha kur la Evropën dhe kaloi në SHBA në verën e 2022.