Rrugët dhe atraksionet e Tiranës i gjen çdo ditë të mbushura me vizitorë të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga stadiumi “Air Albania” në kryeqytet ku shihet grupi me turistë të huaj, që vizitojnë ambientet përreth stadiumit kombëtar, i pozicionuar gjithmonë në hartën turistike të Tiranës.

Tirana vitet e fundit shërben si pikënisja e tureve turistike për të huaj nga rajoni, Evropa, por edhe më gjerë.