Robert Berisha së fundmi ka reaguar rreth mesazheve të publikuara nga menaxheri i Xhensila Myrtezajt, një orë para se këngëtari të futej në “Fermavip”, i cili ka treguar se “braktisja” e këtij reality show ishte e planifikuar. Gjatë një interviste në “ATV”, moderatori i përgënjeshtroi lajmet duke thënë që djali në fjalë nuk është menaxheri i Xhensilës por thjeshtë një recepsionist, dhe sipas tij ai e ka përdorur këtë situatë për tu bërë i famshëm.
“Ai është një recepsionist. Menaxheri është një gjë e madhe. Ai ka pasur dëshirë që të bëhet i njohur. E ka përdorur për tu bërë i famshëm. Paskam gabuar se Xhensila e ka bërë për inatin tim, të Besit apo produksionit.”- u shpreh këngëtari. Ndonëse tregoi se ka një marrëdhënie të mirë me Xhensilën, Roberti tha se këngëtarja është bërë e njohur falë lidhjes me Bes Kallakun dhe për këtë ajo duhet ta falenderojë atë ditë e natë. “Xhensila ka qenë e re kur është njoftuar me Besin, famën e ka krejt prej Bes Kallakut. Paradite e mbasdite t’i thotë faleminderit Bes Kallakut. Sepse Xhensila ka qenë një çikë e re që s’e ka njohur askush”– tha Roberti.