Zbardhen të tjera detaje nga vetëvrasja e efektives 21-vjeçare dje në Tiranë.

Aldorjana Loshi u gjet e pajetë në banesën e saj në zonën e Ali Demit, ku jetonte me nënën dhe vëllanë, ndërsa kishte vetëm 3 muaj që kishte nisur një lidhje me djalin e një efektivi, që e kishte koleg në të njëjtin komisariat.

Pasi për disa ditë e reja nuk i përgjigjej në telefon, mes tyre ka pasur një konflikt. Efektivja pas një bisede më të riun, i ka treguar këtij të fundit se nëse do të vinte në banesë, derën do ta gjente të hapur.

Mësohet se kur 27-vjeçari me inicialet E.N., shkoi në banesën e saj, e gjeti të renë të pajetë, ndërsa kishte qëlluar veten me një plumb në zemër.

Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu ka marrë telefonin e viktimës dhe ka fshirë mesazhet që kishin shkëmbyer sëbashku, për të mos u zbuluar lidhja e tyre dhe më pas ishte larguar nga banesa.