Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të premten një ligj, i cili i lejon të dënuarit me burg të shërbejnë nën kushte të caktuara në Forcat e Armatosura të vendit.
Parlamenti ukrainas e kishte miratuar projektligj më 8 maj, pasi Qeveria kishte hequr dorë nga kundërshtimi i tij.
Ky ligj u fut në fuqi në një kohë kur Ukraina është duke u përballur me mungesë personeli ushtarak në luftën kundër ushtrisë ruse.
Moska e nisi pushtimin e jashtëligjshëm dhe të paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022.
Kievi e ka kritikuar Rusinë për rekrutimin e të dënuarve nga burgjet ruse për të luftuar në shkëmbim të lirimit të tyre nga burgu.
Raportet në muajt e fundit kanë gjetur se ish të burgosurit kanë kryer krime të rënda në vend, pasi kanë shërbyer në luftë.