Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se ai nuk do të marrë pjesë në traditën e përballjeve zgjedhore të vjeshtës me një kundërshtar në zgjedhjet presidenciale të organizuara nga Komisioni dypartiak për Debatet Presidenciale, por ai ftoi rivalin republikan Donald Trump të mbajë dy debate presidenciale televizive në qershor dhe shtator.Biden po bën thirrje për negociata të drejtpërdrejta midis stafeve të fushatës së Trump dhe Biden në lidhje me rregullat që do të zbatohen gjatë takimit kokë më kokë, dhe ai gjithashtu ka propozuar një debat të veçantë në korrik.

“Donald Trump humbi dy debate ndaj meje në vitin 2020, dhe ai nuk është paraqitur për një debat që nga ajo kohë. Tani ai po sillet sikur dëshiron të debatojë përsëri për mua. Epo, ma plotëso dëshirën, mik. Madje do ta bëj dy herë.
Pra, le të zgjedhim datat, Donald, kam dëgjuar se je i lirë të mërkurën, “tha Biden në një video-mesazh.