Kur bëjmë foto për albume private, zakonisht buzëqeshim për t’u dukur më mirë. Por a e dini pse buzëqeshja është e ndaluar në fotot e pasaportës? Përkatësisht, çipi i pasaportës përmban të dhëna biometrike për ju që merren nga fotot.
Ajo foto kontrollohet, distanca midis syve, majës së hundës dhe mjekrës llogaritet, për të prodhuar një “hartë” ose algoritëm matematikor të fytyrës. Çdo gjë që mund të prishë ose parandalojë llogaritjen e atyre masave- të tilla si mbajtja e syzeve ose një buzëqeshje e gjerë, zvogëlon efikasitetin e algoritmit.
Kur kaloni përmes portës elektronike në aeroporte, kamera skanon fytyrën tuaj dhe bën llogaritjet e veta të matjeve të fytyrës tuaj.
Më pas kompjuteri kontrollon nëse matjet e fytyrës suaj përputhen me ato të fotos së pasaportës. Nëse jo, atëherë jeni në probleme të mëdha.