Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë kësaj konference Meta u pyet nga gazetarët nëse Monika Kryemadhi është ende anëtare PL-së, pas kërkesës së tij për divorc.
Në lidhje me këtë pyetje Meta u përgjigj duke thënë se Partia e Lirisë është një parti evropiane dhe raportet personale nuk identifikohen me ato politike. Ai më tej shtoi se cilido që pranon programin e PL, respekton statutin e saj dhe punon për 5 prioritetet është i ftuar në parti.
“Ne jemi një parti evropiane dhe raportet personale nuk identifikohen me ato politike. Cilido që pranon programin e PL dhe respekton statutin e saj, që punon për 5 prioritet e saj është në PL dhe është i ftuar jo vetëm të jetë në PL, por t’i bashkohet asaj si një shpresë e madhe për të përmbysur këtë model ekonomik që pasuron vetëm një klientelë pranë Edi Ramës,” tha Meta.