“Ti je 100 mijë euroshi im”.
Kjo shprehje e Ilir Shaqirit për Sabian Medinin ishte ndër batutat më ikonike nga edicioni i parë i “Big Brother VIP Albania”.
Dy artistët nisën një miqësi me njëri-tjetrin gjatë reality show-t, që në fakt vijon ende edhe pas dy vjetësh.
I pyetur nga moderatorja Erjola Doçi, në një intervistë për “Top Arena”, nëse e ka ende zemrën e balerinit, këngëtari u përgjigj: “Patjetër. Është miku im më i mirë”.
Moderatorja e ngacmoi Sabianin, teksa kërkoi të dijë nëse nëse Iliri i ka dhënë paratë që i kishte premtuar.
“Ishte në mënyrë figurative. Më ka bërë dhuratën që i ka dashur zemra. Aq sa ka mundur”, tha Sabiani.