Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ju është drejtuar me tone të ashpra deputetëve të opozitës gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Manja u ndal te etiketimet që deputetët e opozitës i bënë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa i ka cilësuar këto etiketime si të turpshme.
Por pas fjalës së tij vjen edhe replika e deputetit demokrat Spaho, i cili hodhi akuza se ministri Manja është ai që duhet të ketë turp, pasi sipas tij është kapur me zë për vjedhje votash.
Pjesë nga debati:
“A jeni mo burra? Se është turp, një zonjë grua 60 vjeç, një tufë burrash këtu i thoshin ti je përfaqësuese e grupit Sinaloa. Keni qenë para nesh në këto karrige mo?
Ore ju e keni çuar në tragjedi kombëtare në ’97 dhe një ndjesë publike nuk e keni kërkuar. Ore ju ka bërë dëm vaksina? Bëtë nga dy apo tre? Mondi t’i mund të vish të më shash sa të duash, merri mbarë të gjitha, se njeriu varet si ndihet në fund të ditës, por ndahemi që jetojmë në një narkoshtet”, tha ai.
“Kryeministri bën mbledhje me narko-trafikantët. I qenka thyer lapsit Bild-it, RAI3… Ti aq e ke o Ulsi. Mua më vjen turp që përfaqësohem nga ty. Ti je ai që je kapur me zë për vjedhje votash, duke folur…”, iu përgjigj Spaho.