Hoxhë Ahmed Kalaja, ka reaguar i revoltuar pas pjesmarrjes së Albin Kurtit dhe ministrave të tij në “Paradën e krenarisë”, në mbështetje të homoseksualëve.
Ai është revoltuar veçanërisht me faktin se Kurti ka deklaruar, se kjo “betejë”, është e njëjtë me betejën e UÇK për liri.
“Askush nuk beson se UÇK luftoi për këtë lloj lirie.
Të barazosh luftën e UÇK me kauza të tilla është tradhti.
Harram të qoftë”, shkruan ai.